Fatmire Kollçaku

Fatmire Kollçaku: Valla pa m’ kërku falje deputetët e LDK-së nuk kam m’ u than’ as mirëdita (!)

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila krenohet se në Qeverinë e saj nuk ka komandantë “terroristë” të UÇK-së, tani  ka vendosur të ndërpresë komunikimin me deputetë të LDK-së. Ajo thotë se disa deputetë të LDK-së e kanë ofenduar kur e kanë quajtur anti-amerikane. “Pa më kërkuar falje, disa prej tyre kurrë më as mirëdita nuk do t’iu them”. Kjo zonjë e madhe mendon për veten se është e një niveli superior si për nga raca ashtu edhe aftësia,  sa as mirëdita nuk do të pranojë t iu thotë kolegëve të saj,  nëse ata nuk i kërkojnë falje, sepse e paskan quajtur antiamerikane.  “Ata po e bëjnë këtë pasi ne po punojmë mirë. Ne kemi bërë projektligjin për konfiskimin e pasurisë”,  dhe sipas rezonit të saj,  kjo qenka arsyeja e rrëzimit të Qeverisë tha ndër të tjera Mulhaxha Kollçaku. Ky është shembulli tipik i njerëzve njëdimensionalë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …