Fatmir Limaj: NISMA nuk do ta votojë qeverinë e propozuar nga VV

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë qeverinë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të mandatuar nga Glauk Konjufca. Limaj tha se vendimi i Vetëvendosjes për propozimin e Konjufcës si mandatar ka motive elektorale dhe nuk përfaqëson një interes të mirëfilltë shtetëror. “VV-ja i ka bërë këto lëvizje për kalkulime elektorale, për të dielën dhe për pas të dielës. Zoti Kurti vetë e tha se po e bën këtë për të shmangur dy palë zgjedhje. A është ky qëllim serioz për qeverisje?”, deklaroi Limaj. Ai shtoi se një qasje e tillë tregon mungesë serioziteti politik. “Që këtu fillon joserioziteti, që këtu përfundon çdo gjë. Ne nuk i votojmë këto agjenda partiake e elektorale që nuk kanë asgjë me interesin shtetëror. Shteti nuk bëhet kështu, bre djem”, u shpreh ai. Limaj nënvizoi se NISMA do të qëndrojë jashtë çdo marrëveshjeje që, sipas tij, synon vetëm përfitime politike afatshkurtra.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në …