Kryetari Jashari ka kërkuar nga qytetarët që mos ti djegin hamullishtat

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga qytetarët që mos ti djegin hamullishtat. Ditëve të fundit përveç infeksionit COVID-19 po përballemi edhe me djegien e pyjeve, fushave e pasurive familjare. Shkaktar i këtyre zjarreve është njeriu, si pasojë e mungesës së kujdesit, ku duke djegur hamullishtat e arave e kopshteve zjarri shpërndahet në fusha e pyje dhe merë përmasa të mëdha e duke vështirësuar kështu punën e zjarrfikësve në fikjen e zjarrit. Djegia e hamullishtave të arave dhe çdo djegie tjetër e mbeturinave ndëshkohet me gjobë 100 euro sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore. Andaj apeloj tek të gjithë ju që të mos përsërisni një praktikë të tillë që dëmton tokën dhe shkatërron diversitetin biologjik. Të pastrojmë, t’i mirëmbajmë hapësirat tona por duke pasur kujdes dhe mos ti djegim këto mbetje pas pastrimit!

Të ruajmë natyrën tonë të bukur! Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …