Brickos

Elvis Hoxha i mëson, Hashim Thaçit, kuptimin e terminologjisë italiane kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (!)

Elvis Hoxha i mëson, Hashim Thaçit, kuptimin e terminologjisë italiane kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (!)

Këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha nuk e kupton pse flitet për mocion e për gjendje të jashtëzakonshme, në një gjendjeje që mund të kthehet në krizë.  Kjo, sipas tij  vjen prej padijes. Duhet ta kuptoj edhe unë edhe të tjerët: a e njeh presidenti i Kosovës se ç’nënkupton gjendje e jashtëzakonshme? A e di ai se përse nuk është vendosur gjendje e jashtëzakonshme në shtete të tjerë? Përballë tërë ekspertizës, presidenti del me një togfjalësh të bujshëm: “gjendje e jashtëzakonshme”. I gjithë-dituri Elvis Hoxha i ka shpjeguar kryetarit Hashim Thaçi se çka do të thotë  Stato di emergenza ose stato di urgenca, e cila sipas tij ndryshon kryekëput nga stato di eccezione, duke pretenduar se është i vetmi që di italisht, por pa dhënë të kuptohet se çka hyn gjuha italiane në këtë mes, kur nuk ka fjalë italisht që nuk përkthehet shqip. Ky njeri,  i cili  pretendon se i di të gjitha mbase ka ndonjë informatë se Thaçi nuk e kupton gjuhën italiane, andaj vetëm edhe për këtë qenka kryetar i padijshëm, i cili nuk di të bëjë dallime mes emergjencës, urgjencës  dhe gjendjes së jashtëzakonshme, kur këto shkruhen e kuptohen shqip nga të gjithë shqiptarët. A thua a e kuptoi vetë çka deshi të thotë i “gjithëdituri”, Elvis?

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …