Roberta Zaninoni: "Babai im vdiq si qen. Këtu në Bergamasco dëgjohen vetëm kambana pikëllimi dhe sirena alarmi...

Roberta Zaninoni: “Babai im vdiq si qen. Këtu në Bergamasco dëgjohen vetëm kambana pikëllimi dhe sirena alarmi…

“Nuk ishte e drejtë që babai të vdiste ashtu. Të gjithë po vdesin si qentë, si derrat. Edhe sot njerëzit thonë se ata ishin të moshuar, se ishin të sëmurë. Por  ai ishte babai im, ai nuk ishte i moshuar dhe nuk ishte i sëmurë, kështu thotë, Roberta Zaninoni, vajza e Gjuzepes, e cila vdiq nga koronavirusi në Alzano Lombardo. Ajo ka folur  për atë që po ndodh me të dhe për shumë njerëz në zonën e Bergamos. “Në Val Seriana”, thotë Roberta, “tani dëgjohen vetëm sirenat e ambulancave dhe kambanat e zisë së vajtimit. Ndoshta njerëzit që nuk jetojnë këtu nuk e kuptojnë këtë, por në luginën tonë vdesim sikur të ishim në luftë.  “Unë u bëj më shumë se 10 ngushëllime në ditë miqve dhe të njohurve në Facebook, ndërsa përgjegjësit  e funeralit janë të detyruar të grumbullojnë arkivolet. Për babanë tim do të duhet të presim të paktën tre javë para se të kremohet.” Edhe unë u befasova nga koronavirusi: “Në fillim bëja shaka, shkruaja postime ironike. Mos bëj të njëjtin gabim si unë,  ti, rri në shtëpi”.

(La Repubblica 20 mars 2020)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …