Ardian Syla

Ardian Syla, ia ka bërë disa pyetje zëvendës-kryeministrit Abazi, lidhur me deklaratën e tij se dikush po e vjedh Trepçën

Ardian Syla, ia ka bërë disa pyetje zëvendës-kryeministrit Abazi, lidhur me deklaratën e tij se dikush po e vjedh Trepçën, por nuk ka treguar as edhe një fakt përveç hamendësimeve. Ai iu ka drejtuar me pyetjet:

 “Kush po e vjedh xehen nga horizonti 11?

Si ka mundësi që të vidhet xehja?

Nga kush e morët këtë informatë?

A i keni njoftuar institucionet e rendit lidhur me vjedhjen e pretenduar nga ana juaj?

A keni ndërmarrë ndonjë veprim nga pozicioni juaj lidhur me këtë?

A e keni njoftuar ministren e linjës lidhur për këtë dukuri?”, janë disa nga pyetjet që ish-kryetari i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, Ardian Syla ia ka shtruar zëvendës-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Haki Abazi, pas deklaratave të tij se “dikush po e vjedh xehen e ‘Trepçës”. (Zëri)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …