Viva Fresh Store dhe Buçaj ndihmojnë 100 familje të Hanit të Elezit

Sot, kur Kosova dhe qytetarët e saj, gjenden në një situatë të vështirë dhe po përballen me masat për parandalimin e Corona Virusit, Kompanitë Viva Fresh Store & Buçaj, përmes Kryqit të Kuq të Kosovës-Dega në Kaçanik, dhuruan 100 pako ushqimore, për familjet më të rrezikuara sociale në komunën e Hanit Elezit. 100 familje nga komuna e Hanit të Elezit përfituan nga një thes miell 25 kg dhe nga një pako ushqimore, donacion nga këto kompani tregtare. Përzgjedhja e përfitueseve është bërë nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa falënderohen të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët u angazhuan në këtë aktivitet humanitar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …