Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj: Në Vend të Homazhit – Reflektim

Me rastin e 22 vjetorit, të ngjarjes më madhështore të popullit tonë përgjatë historisë kombëtare “24 Marsi 1998” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Epopeja e Dukagjinit”.

Kemi nderuar! E do e nderojmë të gjithë ne! Brezat qe do të vijnë pas nesh do e nderojnë këtë datë përgjithmonë derisa të jetoj gjeni i shqiptarisë.

Do i kujtomë me nderë dhe respekt luftëtarët që ranë në këtë betejë madhështore, të përballur me maksimën “Ja vdekje ja Liri”! Në këtë dite të lavdisë tone kombëtare duke u bërë flim në fushë betejë, ju shtuan emrat e tre djemve te ri në moshe por luftëtarë të mëdhenj, dy Mehmetaj e një Haradinaj.

Ç ‘rendësi kanë emrat…!

Ishin ushtarë të atdheut, të martirizuar në betejën që përcaktoj trimërisht rrjedhën e historisë tonë kombëtare dhe kahen e identitetit tonë kombëtarë.

Ne vend të ndërimit! Reflektim për kohen…! Te reflektojmë mbi te kaluarën, te tashmen e te ardhmen!

Reflektimi ka të beje, me pyetjen qe ja parashtrojmë vetes tonë, aftësinë tonë për te përkujtuar atë kohe dhe rrugën e vështirë nga i kemi rënë si popull.

Ecjen tone të vështirë para, e deri të 24 Marsi 1998, për të vazhduar deri me 16 Qershor 1999 dita e çlirimit te Deçanit, apo 12 Qershor hyrja e trupave te NATO-s ne Kosovë, e deri te 14 Qershori data zyrtare e Çlirimit të Kosovës, ku zyrtarisht Kosova është e çliruar.

“Epopeja e Dukagjinit” apo “Epopeja e familjes Haradinaj”

Fillesa e reflektimit tonë, duhet nisur nga dy prind të cilët krijuan një familje, që me vështirësi e rriten e e mbajtën, si te gjitha familjet tona në atë kohë.

Nëna Rukë e Bac Hilmiu i Haradinajve! Familja tani, si çdo kund është e shenjtë! Në ketë shenjtëri është e zorshme të prek kush! Për fatin tonë të keq nuk ndodhi kështu me këtë familje!

Kronologjia e asaj që dua të them ka të bëjë me themelimin e Ushtrisë Çlirimtar te Kosovës dhe celulave të para të UÇK-së.

Rreziku i vazhdueshëm i të qenurit gjithmonë me duar në gji, e i të jetuarit me qefinin ndër kokë, përballje kjo titanike e kësaj familje.

•Rënia në kufi e djalit të parë (jo për nga mosha) të kësaj familje, Gjeneral Major-it Luan Hardinaj, me 06 Maj 1997

Rënie kjo e ndodhur në luftimet ballë për ballë, kur shumë nga ne gati ishim pajtuar me nënshtrimin dhe përuljen e cila na bëhej çdo dit nga pushtuesi i asaj kohe dhe barbarit qe vetëm ai pushtues ka ditë ti bëj.

Por Haradinaj-t nuk u ndalen, aksione e aksione kundër këtij pushtuesi u ndërmorën nga djemtë e kësaj familje nga Shkëlzeni, Dauti nga Bujari e bashkëluftëtarët e tyre që në atë kohë ishin të pakët në numër, por të mëdhenj e të pa krahasueshëm për nga guximi.

Të reflektojmë!

Ç’të themi…!

•Për Shkëlzenin…! Gjeneralin kolos të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, ushtarin dhe bashkëluftëtarin më të dashur në uniformën e UÇK-së.

I plagosur në shumë beteja, por që plagët se ndalen kurrë derisa ra në fushëbetejë, me 16 Prill te vitit 1999 , në detyrën me fisnike që ushtari mund ta bejë në një luftë , në mbrojtje të grave e të fëmijëve të pa mbrojtur. Falë tij e bashkëluftëtareve të tij atë dite nuk u dhunuan e masakruan qindra e qindra gra e femijë.

•Enver Haradinaj, i plagosur rëndë, me 09 Gusht 1998 në të njëjtën ditë me velluan tjetër Dautin. Enverin është e vështir me përshkru, nëse se ke njoftë, i ri në moshe i burrëruar para kohe, trim që as në legjenda e epose nuk mund të ketë krahasim përshkrimi i tije.  I vrarë pabesisht nga dora tradhtarë me 15 Prill 2005.

• Shqipdon Shkëlzen Haradinaj, fëmija i parë i Shkëlzenit e i Syzanës, njeri nga bijtë që ishte ngushëllim e amanet për të gjithë ne, e me se shumti për nënën Ruk e bacën Hilmi, aksidentalisht ndahet nga kjo jetë me 02 Tetor 2007.

• Daut Haradinaj, luftëtari pa maskë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesi me i suksesshëm i celulave të UÇK-së. Protagonisti më i devotshëm i aksioneve guerile. Komandanti e Gjenerali që kurrë nuk vajtoj për bashkëluftëtarët e tij të rëne në beteja sepse të gjithëve, ama te gjithëve e për të gjithë mori hak. Shumë herë i plagosur por i pa ndaluar në aksione e beteja.

I burgosur në vitin 2002 deri në vitin 2006, “dhuratë” kjo që e mori nga ata që se deshën lirin e këtij vendi, e që nuk bënë as edhe një hap për ta çliruar ketë vend, por i atyre që bën përpjekje që po vazhdojnë të bëjnë përpjekje që ky shtet mos ta këtë lirinë meritore për të cilën u bë shumë sakrificë.

•Ramush Haradinaj, Gjenerali me i suksesshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeriu i pa kompromis përballë forcave militare e paramilitare Serbe. Komandanti i Zonës Operative te Dukagjinit, shumë epitete meritore mund ti japim por pak rendësi ka.

E vërteta për Ramushin në lufte dihet. Po flas edhe për të vërteten e pas luftës që dihet e që të gjithëve na kujtohet.

Pas çlirimit të Kosovës, hiena e çakej u vërsulen për ta përbaltur figurën e tij madhështore, filluar nga qarqet anti shqiptare të cilat mund të merren si normale, por në realitetin e ndodhur tanimë s’mund të kuptohen “shqiptarët” në rrolin e largqoftit.

Që nga qershori 1999 e gjerë në vitin fund vitin 2004, e fillim vitin 2005, nuk ka pas dit që nuk është shkruar në kontestin negativ, nga Gazeta e përditshme Bota Sot kundër tij, kjo vazhdon deri në kohen kur z. Haradinaj bën koalicionin me Presidentin Rugova në atë kohë.

Për ti hap rrugën e fyerjeve gazetës tjetër ditore Epoka e Re. E tëra kjo kampanje bëri që me 09 Mars 2005 Kryeministri Haradinaj të jap dorëheqje e të jetë në Hagë, ku del triumfues me 03 Prill 2008, plot tri vite proces- burg. Në këtë kohë me 17 shkurt 2008 shpallet pavarësia e Republikës së Kosovës, me qëllim a pa qellim kur Ramushi ishte prapa grillave në Hage, si për ironi nuk kishte ftes për të qenë në sallën e parlamentit as Baca Hilmi me nënën Ruke.

Për të vazhduar me Hagën II, 18 Gusht 2011 deri më 29 Nëntor 2012 kur shpallet përfundimisht i pa fajshëm.

I arrestuar sipas kërkesës së Serbisë në Qershor të vitit 2015 në Slloveni. Arrestimet vazhduan për ushtarin e devotshëm të atdheut në Colmar të Francës 05 Janar 2017 deri 27 Prill 2017.

Në zgjedhjet e qershorit 2017, merr detyrën e kryeministrit, për të bërë punë të mira për Kosovën, që nuk ishim mësuar ti shohim këto veprime deri në këtë kohë, si: Ushtria, Trepça, Pronat Komunale, Taksa, Pavarësia e Sistemit e Energjetik të Kosovës, kontrollimi i tërë territorit të shtetit nga institucionet e sigurisë, diskutimet ballë për ballë me të gjitha organizatat buxhetore, arrestimet e atyre që cenuan shtetësinë tonë, shkarkimi i ministrave që e fyen popullin tonë, e shumë e shumë ngjarje që na benë të ndihemi shtet.

Deri sa ndodhi edhe Haga III. 19 Korrik 2019, kur edhe jep dorëheqje për të mbrojtur sovranitetin dhe legjitimitetin e institucionit që quhet qeveri e republikës së Kosovës. Qyqarëllëku yne fatkeqësisht, na qoj edhe me largë, tham e ç’nuk tham, para zyreve të huaja ne korriz te UÇK-se, për te fituar lejet e qëndrimit në shtet perendimore. Nga këto të thëna dikush kompletoj edhe dosje kundër ushtareve e komandanteve të UÇK-së. Reflektimi ka të bëjë me familjen, me të kaluarën, në vend të homazhit e të përkujtimit dua ta pyesim të gjithë vetën tonë sot për gjendjen dhe emocionet që kaluan kjo familje e sidomos luftëtarët e mëdhenj, prindërit e devotshëm Nëna Rukë, e sidomos Bac Hilmiu, që tani po i mbushen dy vite që u nda nga kjo jetë.

“Harresa është armiku më i madh i shqiptarëve”.

Lavdi të rënëve për atdheun tonë dhe lirin!

Nderim i përjetshëm për të gjithë ata luftëtarë lirie që pa hile luftuan për shtetin tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që akuzohet për krime lufte në Kosovë?

Muharrem Ibraj, me origjinë nga fshati Osek Hylë i Gjakovës, është një person që ka …