Në Celinë, Fortesë e Brestoc u bënë homazhe dhe nderime, për të shënuar 21 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999

Në Celinë, Fortesë e Brestoc, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, kryetarë të fshatrave, përfaqësues të OVL-së, familjarë të të rënëve, u bënë homazhe dhe nderime, për të shënuar 21 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra, të cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb. Sot e 21 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. I kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës!

LAVDI!

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …