Daut Haradinaj: Për patriotizëm personal shkollë ju mbajë të gjithëve dhe këtë vend me gjak e mbrojë sa herë të ka nevojë

Daut Haradinaj: Për patriotizëm personal shkollë ju mbajë të gjithëve dhe këtë vend me gjak e mbrojë sa herë të ka nevojë

Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje të ashpra mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj dhe deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës. Gjithçka nisi me një deklarim të Kusari-Lilës që më pas shkaktoi reagimin e ashpër të Haradinajt, i cili tha se për patriotizëm mund t’i mbajë shkollë secilit individ, shkruan lajmi.net. “E kuptoj pak tensionin se nuk e kanë gjendjen e lehtë. Kam menduar që para se me fol ia përcjellin qëndrimet kryeministrit. Për patriotizëm personal shkollë ju mbajë të gjithëve, secilit një nga një, unë nuk ju vallëzoj Gadafave. Unë jam i këtij vendi, me gjak e mbrojë dhe e mbrojë sa herë që ka nevojë e jo me deklarata fallco. Edhe Thaçi e Kurti le ta dinë që asgjë nuk i kam dhënë çka jam i gatshëm me i dhënë këtij vendi. Kryeministër mos më fyej, se jam më i përgatitur se ti”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …