KRUSHA E MADHE – SIMBOL I REZISTENCËS SË POPULLIT SHQIPTAR

Në 21-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë, familjarë të të rënëve, bënë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, ku janë kujtuar dhe nderuar të gjithë ata që u vranë, masakruan e u zhdukën nga okupatori serb në luftën për liri. Në këtë ditë u nderuan e përkujtuan me përkushtim të lartë, gjaku dhe vepra atdhetare e të rënëve për liri, e 241 të vrarëve dhe masakruarve, prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar profesor Ukshin Hoti. Lavdia dhe nderimi ju takon të rënëve për liri, ndërsa neve na bie për hise të punojmë e angazhohemi për jetësimin e aspiratave tona kombëtare. Lavdi të rënëve të Krushës së Madhe dhe të gjithë të rënëve anekënd trojeve shqiptare!

U jetësoftë akoma më shumë amaneti i të rënëve për Liri! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …