Brickos

Në njëzet e një vjetorin e masakrës së Burimit, Kryetari Bagaj bëri homazhe

Në shenjë kujtimi për të vrarët e masakrës së Burimit, në Komunën e Malishevës, në fshatin Burim, Kryetari Bagaj bëri homazhe. Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk u organizua akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga Institucionet komunale. Kryetari Begaj, fillimisht bëri homazhe, në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999, që janë të varrosur në fshatin Dragobil, më pas bëri nderime edhe të vendi i ekzekutimit, në fshatin Burim. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka cilësuar si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë, 21 vjet më parë, pikërisht, më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup e Dragobil, si dhe tetë persona të fshatrave tjerë. Falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe martirëve nëpër kohë dhe histori, sot kemi Shtetin e Pavarur dhe Sovran të Kosovës, ka thënë kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …