,,Bodrumi i Vjetër” ka dhuruar 1600 copë dezinfektues për duar për komunën e Rahovecit 

Kompania “Bodrumi i Vjetër” me pronar Ruzhdi Haxhijaha, ka dhuruar 1000 copë (100ml) dhe 600 copë (500ml) dezinfektues për duar, i cili do të shërbejë për parandalimin e COVID-19 të gjithë punonjësve të Komunës së Rahovecit, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Stacionit Policor në Rahovec. Produkti i dhuruar për institucionet e Komunës së Rahoveci, është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht dhe është i licencuar nga organet kompetente. Kompania “Bodrumi i Vjetër” është shembulli i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë. Mbi të gjitha kontributi i kësaj ndërmarrjeje duke punësuar me dhjetëra qytetarë është patriotizmi për të cilën shoqëria jonë ka nevojë. Ruzhdi Haxhijaha, njihet si veprimtar dhe afarist i zoti, kontributdhënës për Rahovecin dhe për shoqërinë dhe shtetin tonë, njëkohësisht, drejtor i një ndërmarrje me sukses vendor dhe ndërkombëtar, e falënderoj për ndihmën, solidaritetin dhe bashkëpunimin me komunën e Rahovecit. Faleminderit nga zemra, puna juaj është shëmbëlltyrë për ne! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …