Përkujtohet masakra e Pastaselit të Rahovecit

Forca të panumërta serbe, me gjithë kapacitetin ushtarak, 21 vjet më parë, më 31 mars 1999, rrethuan fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit dhe ekzekutuan mizorisht 106 shqiptarë të paarmatosur, burra, gra, pleq e fëmijë. Fatkeqësisht deri më sot, lëre që nuk u dënua dikush, por askush nga kriminelët serb, as nuk u hetua për këto krime të llahtarshme. Kujtimet e këtyre ngjarjeve të rënda në Komunën e Rahovecit, i kemi ende të freskëta dhe plagët janë të hapura, kurse gjaku i atyre që u martirizuan është themeli i lirisë sonë.

I përjetshëm është kujtimi i të rënëve për liri! Ka thënë Latifi në përvjetorin e kësaj masakre.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …