leoni

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËR DONACIONIN NGA TEQEJA E MADHE E HALVETIVE NË RAHOVEC

Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj Shejh Besim Shehu, ka dhuruar 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit. Në këto ditë të vështira ku një pjesë e vendit është duke u përballur me pandeminë COVID -19, natyrisht se është e mirëpritur secila ndihmë, e cila na bashkon dhe motivon për humanizëm. “I udhëhequr nga fryma e humanizmit dhe solidaritetit, Shejh Besimi mbetet pjesë e këtyre vlerave të shtuara njerëzore, kombëtare dhe fetare, të cilat na nderojnë çdoherë. Faleminderit Shejh Besim për solidarizimin dhe mbështetjen! Qofshim gjithmonë të bashkuar, ashtu si në këto ditë jo të lehta, edhe në ditë të mira! Zoti ju bekoftë juve Shejh Besim dhe Teqenë e Madhe të Halvetive në Rahovec”, ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …