Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Çfarë duhet me shumë për ta kuptuar atë që i thotë vetit shqiptar e realisht është anti-shqiptar!?

Çfarë duhet me shumë për ta kuptuar një që i thotë vetit shqiptar e realisht është anti-shqiptar! Kur Shqipërisë i ndodha fatkëqija e tërmetit, çirret e bërtet për përfitime politike. Kur Shqipërinë rrezikon Korona virusi çirret kërkon të pa mundshmet veç të ketë përfitime politike. Kur BE-ja i jep miliona Shqipërisë. Çirret e jep alarmin si kanë me u keqpërdorur milionat pa arrit akoma në Shqipëri. Kur Shqipëria e merr OK për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian çirret e bërtet është shtet narkoman hajdut shtet i kapur si mundë të behet kjo.

 Shkon ekipi mjekësor në Breshia të Italisë për të ndihmuar njerëzit nga vdekja e virusit dhe duke rrezikuar jetën mjeket e motrat medicinale të Shqipërisë i lëvdon Italia bota humane i respekton udhëheqja shqiptare. Tipat e tillë çirren dhe ju prishet gjiza pse u lavdëruan mjeket heronjtë humanë e si mos kuptohen ky soj sorollatës që janë me tërë qenien anti-kombëtarë të zgjebosur.

Po t’i shohim në Kosovë ky lloji është po i njëjti, me të njëjtin kundërmim të ndyrë. Ata që nuk bënë asgjë për çlirimin e Kosovës dhe ishin kundër luftës tani kundër çlirimtarëve. Nëse Kosova duhet të bëjë  Qeveri e bllokojnë e mbajnë pezull popullin krijojnë një imazh për shtetin e Kosovës një lloji banane shtet dhe të tillët çirren dhe i gëzohen kësaj.

Duan të investojnë të huajt miliona edhe miliarda si duan sepse nuk duan të ketë Kosova rrymë dritë sepse donë errësirën.

Korona virusi i vë njerëzit në luftë për jetën ky lloji vihet në luftë për veten për përfitime politike.

Ata qe mbanin pa qeveri vendin tani prishin qeverinë. Dhe kënaqen atëherë kur lypet maksimumi të bahet me gjendje të përkujdesjes së jashtëzakonshme njëra palë për të fituar ndaj tjetrës, kundërshton dhe i kënaqet kësaj gjindeje. Frikësohen  se mos po vihet nën kontroll veriu i Kosovës, mos FSK-ja në një moment mundet dhe do te jetë në kufi. Çirren analistet a ka apo s’ka te drejt a guxon apo jo se mos po bahet mirë?!!

Kur flitet për bashkim kombëtar ngrehin qindra hipoteza se nuk bën të bashkomi bile edhe ma përtej se nuk jemi komb i njëjtë,  po çfarë duhet të janë ma ndryshe të bëjnë ma shumë kundër Shqipërisë e Kosovës për t’i kuptuat anti-kombëtaret.!!!!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …