Kryetari Ramosaj ka pritur në takim zyrtarë të AAK-së

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë, ka prit në takim nënkryetarin e AAK-së në nivel qendror Blerim Kuçi, deputetet e Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj dhe Ali Berisha, Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi, Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Kolonel Abdyl Mushkolaj-OVL-Deçan dhe Komandantin e Zjarrfikësve në Deçan Besim Selmanaj, ku diskutuan rreth situatës së fundit që po ballafaqohemi me virusin COVID-19. Ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona që na jep ligji, ku si institucione të jemi në shërbim të qytetarëve. Fat i mirë është se deri më tani Komuna e Deçanit vazhdon të jetë e pa prekur nga kjo pandemi. Po vazhdojmë te mbajmë moton, #RriNshpi, ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …