Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi

E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij,

Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë. Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë. Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm. I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu.

Sinqerisht,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …