Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: KUR S’ NA VOTON POPULLI

Kur s’na voton populli,

luajmë çdo dru e gur,

në Kuvend e gjejmë nyjen,

sërish marrim udhë.

Kur s’na voton populli,

ne,  e votojmë veten,

populli do të heshtë ,

është mësuar me të vjetrën ..

J.Z. , Dilbeek , më 2 prill 2020

 

 

RROFTË KARRIGA, RROFTË PARTIA !

 

Virusvdekësi nuk zgjedh moshë,

rrëmben pleq e të rinj,

kudo në botë- pa kufi !

Vret si reja maje lisi,

kur ju “hyni” në libër të Ginisit,

për parti e karrige,

për “miqësinë” e së vjetrës mike!

Gjurmët e juaja i “gëzon” liria,

s’ ju frigoii  P A N D E M I A ?!

Rroftë karriga, rroftë partia  !!!

J.Z., 26 mars 2020

 

KISHA DASHUR

 

Kisha dashur mjegullen t’ia zhvesh

këngës së vjetër,

me gjethe pranverore

plagët t’ia shëroj bilbilit

me flokët e vashave

t’ia zbukuroj shtatin

si nusen duvaku.

Kisha dashur të them atë që kurrë s’e thashë

droj që bilbilin e trazoj

në lisin e vjëter më s’do të këndojë.

NËPËR STUHI

Në maja shpatesh

e nëpër stuhi

shtegtove  herë i kërrusur,

herë në kêmbë,

popull i moçëm,

i moçëm me vdekjen në dhëmbë.

E sot, në liri,

kur vret korona,

ku është bashkimi i partivive tona ?!

J.Z.  21. MARS 2020

 

DHELPRA

 

Dhelpra “bëhet” dele

me “urtësinë” e saj,

qengjit dhe drenushës

ka aftësi t’u ngjajë.

Mjegulla kur bie,

qoftë natë apo ditë,

nga frika prej ujkut,

qengjin e  çon në pritë.

J.Z. , Dilbeek 19 mars 2020

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …