U bënë homazhe në nderim të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve të cilët ranë për lirinë e Kosovës. Homazhe bënë edhe qytetarë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë. Për shkak të situatës aktuale, nuk do të ketë aktivitete tjera me rastin e këtij përvjetori.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …