Selim Pacolli

Pacolli: Biznesët në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, lokalet s’do të paguajnë një vit për tarraca

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka njoftuar se bizneset në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, lokalet s’do të paguajnë një vit për tarraca. “Po ashtu, do t’i subvencionojmë me paga, edhe 8 çerdhe me bazë në komunitet. Derisa do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe. Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike. Kemi përgatit një pako emergjente e quajtur Prishtina 1, nëse vazhdon kjo gjendje mund të paraqitet mundësia që të prezantohet pakoja Prishtina 2. Pakoja “Prishtina 1” përmban 14 pika” ka shkruar nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …