Agim Aliu po synon për mandatin e dytë nga PDK në Ferizaj por pa bërë koalicione me paritë e tjera politike

Aliu: 18 rastet në Ferizaj u infektuan me Covid-19 nga një person i vetëm

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se 18 rastet e infektuar me koronavisur në Ferizaj, janë infektuar nga një person i vetëm, tashmë i ndjerë, i cili nuk kishte simptome të koronavirusit. “Ai nuk ka qenë me simptome që kanë manifestuar me infeksion të Covid-19, por ka paraqitur  simptome krejtësisht tjera, ato kardiake, dhe pas dërgimit në Prishtinë dhe pas vdekjes së tij, është konstatuar se ishte me koronavirus”. Ky rast tregon për përmasat e shpërndarjes së këtij virusi, ka theksuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve dhe t’i zvogëlojnë me maksimum kontaktet fizike me persona tjerë. Tash e tutje të marrim edhe masa tjera për të shtuar disiplinën e qytetarëve. Ne kemi përgjegjësinë si Komunë që të bëjmë çdo gjë që ta ruajmë shëndetin e qytetareve tanë. Në koordinim me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të marrim edhe masa tjera që janë të nevojshme, në mënyrë që Ferizaj të kalojë më mirë pas paraqitjes së numrit të madh të të infektuarve, ka thënë në mes tjerash kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …