Shtabi Komunal për menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore në Deçan vendosë masa treja

Në takimin e mbajtur më datë 13.04.2020 nga Shtabi Komunal për menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore në Deçan u vendosen këto rekomandime:

  1. Qytetarët e Deçanit të vetëizolohen, sidomos ata që kanë ardhur tashmë nga komunat të cilat janë në karantinë.

  2. Karantinimi i Komunës së Deçanit, sipas vlerësimit të përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë.

  3. Mbyllja e të gjitha veprimtarive në Deçan për dy javët në vijim.

  4. Furnizimi i familjeve me gjëra elementare për dy javë në mënyrë që të mos qarkullojnë dhe gatishmëria e Komunës për të furnizuar familjet me nevojë emergjente, sipas skemës tashmë të ndërtuar.

Këto rekomandime shëndërrohen në vendime pas vlerësimit të duhur me qëllim që të tejkalojmë këtë situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …