Bizneset dhe supermarketet në Komunën e Skenderajt, po i zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse

Bizneset dhe supermarketet në Komunën e Skenderajt, po i zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse që parashihen në urdhëresën që ka nxjerr Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Kështu këto biznese po i dezinfektojnë karrocat dhe shportat pas çdo përdorimi nga konsumatorët. I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se vetëm kështu duke iu përmbajtur rregullave, vendimeve e rekomandimeve ne mund të kalojmë me sukses këtë situatë. “Çdo urdhëresë apo vendim që jemi duke marrë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tonë”, tha tutje Kryetari Jashari.

Të bashkuar do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …