Familja e Ferat Kodrës, nga Prekazi i Poshtëm dhuroj 2000 kg miell për familjet në nevojë

Familja e Ferat Kodrës, nga Prekazi i Poshtëm dhuroj 2000 kg miell për familjet në nevojë, në këtë situatë pandemie. Ushtari i UÇK-së nga kjo familje, Zenun Kodra ishte shok dhe bashkëluftetar i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Hamëzes në kohë lufte dhe tani në kohë paqe bashkëpunëtorë dhe përkrahës i kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe i qytetarëve në tejkalimin e kësaj situate emergjente. Kryetari Jashari ka thënë se, të gjitha ndihmat që po marrim janë duke u shpërndarë sipas listave zyrtare të Qendres për Punë Sociale, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sipas kërkesave që kanë ardhur nga kryetarët e fshatrave. Komuna e Skenderajt është në përgatitje të shpërndarjes së pakove ushqimore edhe për rreth 1500 familje tjera në nevojë të cilat si pasojë e vendimeve të Qeverisë kanë mbetur pa të ardhura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …