Lajm i mirë: Dy të shëruar nga Malisheva

Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, janë shëruar edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë ju ka uruar shërim të shpejt. Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …