TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent Komunal në Komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i Komunës Agron Kuçi ka njoftuar shtabin mbi efektin që ka pasur vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, vendim që ka shkaktuar paqartësi dhe vështirësi në implementimin e tyre. Kryetari Kuçi njoftoj për reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndaj vendimit të fundit, reagim i cili solli vendimin e veçantë nga MBPZHR për fermer, duke ju mundësuar lëvizjen e lirë nga ora 06:00-20:00.

Shtabi Emergjent Komunal mori vendim:

  • Të iu ndalohet ushtrimi i veprimtarisë në territorin e Komunës Postës së Shpejt

  • Të gjithë qytetarët që ditëve të fundit kanë praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo janë vizituar nga familjar nga këto zona të kontaktojnë Shtabin Emergjent Komunal me numrat kujdestar: 049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963.

Kryeshefi i QKMF-së në Komunën e Junikut ka njoftuar që gjendja shëndetësore e qytetarëve të Junikut është e mirë edhe fatmirësisht akoma nuk ka asnjë rast të infektuar me Virusin COVID-19, QKMF është në hartim e sipër të listës së pacientëve me sëmundje kronike në mënyrë që gjatë tërë kohës të kemi në monitorim gjendjen e tyre shëndetësore dhe se stafi shëndetësor, është mirë i mbrojtur dhe i mirëfurnizuar me material mbrojtës edhe për dy javët e ardhshme. Komandanti i Stacionit Policor njoftoj për rendin dhe sigurinë në territorin e Komunës së Junikut, duke e vlerësuar si të qetë dhe Policia do marr masa ndëshkimore për të gjithë ata që nuk respektojnë vendimet dhe masat mbrojtëse. Shtabi Emergjent Komunal apelon tek qytetarët të vazhdon disiplinën e treguar deri më tani në mënyrë që sa më lehtë si komunitet ta kalojmë këtë kohë Pandemie.

#rriNshpi

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …