leoni

Edi Rama

PS-ja më 9 prill mabn Referendumin lidhur me mbajtjen ose jo të zgjedhjeve për kreun e ri të partisë

Kongresi i Partisë Socialiste ka vendosur që më 9 prill të mbahet referendumi i cili do të vendosë mbi mbajtjen ose jo të zgjedhjeve për kreun e ri të partisë.  Ndërkohë kryetari i PS-së, Edi Rama, e cilësoi referendumin një kontribut në demokracinë e PS-së. “Votuan sepse ishte një kërkesë e imja për t’u votuar, pasi unë besoj se ky është një kontribut i rëndësishëm në jetën demokratike të partisë socialiste. Në procesin që vazhdon, të reformimit, të rritjes së PS-së unë jam i vendosur që të nxisë një demokratizim të marrëdhënies mes anëtarëve të partisë, dhe përfaqësuesve, dhe kjo e referendumit është një mundësi fantastike, që përgjigjen ta marrin nga anëtarësia”, tha ai pas Kongresit. I pyetur rreth mundësisë për penalizim të Blushit, Rama tha: “Ps-ja ka treguar se rebelët çmohen, por PS-ja ka vepruar kur rebelimi ka shkuar jashtë parimeve, vlerave të përbashkëta, shpresoj që ky të mos jetë rasti”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …