Socialistët në Shqipëri më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë

Kongresi i Partisë Socialiste në Shqipëri  ka miratuar  projekt-statutin e ri të partisë. Gjatë votimit të hapur për këtë projekt-statut të ri janë regjistruar vetëm 3 vota kundër, nga Ben Blushi, Maqo Lakrori, dhe Petrit Ago. Përpjekjet e krahur shkizmatik vetëm sa vërtetuan unitetin e jashtëzakonshëm të socialistëve, si partia më e madhe dhe më e konsoliduar në Shqipëri.    Kryetari i partisë Edi Rama ka deklaruar me këtë rast se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhjet, duke shuar kështu shpresat e Blushit për një garë brenda PS­së për kryetarin. Ai tha se mund ta vendos referendumi dhe vota e anëtarësisë nëse ka zgjedhje apo jo, për kreun e PS-së. Bindja ime është që shumica dërrmuese e këtij kongresi nuk duhet të marrë fuqinë e atyre, që e bëjnë zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Partisë. Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stitsur, s’ka rëndësi. Janë ata që duhet të thonë me votën e tyre, nëse duhet të vazhdojmë duke konfirmuar mandatin mbi bazën e statutit të ri. Nëse ata nuk do ta rikonfirmojnë mandatin mbi statutin e ri, sigurisht të bëjmë zgjedhje në Parti dhe të bëjmë një gjë që nuk është puna jonë. Puna jonë është që të qeverisim. Unë kërkoj që Kongresi të japë miratimin që kjo çështje të mos jetë çështje debati me sebepe që bëjnë “mu”, por të jetë një çështje që e zgjidhim me votim të gjithë socialistët në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …