Për të gjashtën herë radhazi, është duke vazhduar dezinfektimi në komunën e Rahovecit  

Për të gjashtën herë radhazi, është duke vazhduar dezinfektimi i institucioneve shëndetësore dhe publike në komunën e Rahovecit, po ashtu, sot për herë të tretë është vazhduar me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike në qytetin e Rahovecit dhe do të vazhdojë me rrugët dhe hapësirat publike në fshatrat e Komunës së Rahovecit. Përmbajuni udhëzimeve, rekomandimeve dhe masave për kufizimin e lëvizjes! Kemi obligim të gjithë së bashku që të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë nga rreziku i pandemisë COVID-19.

Një angazhim shtesë në këtë kohë emergjente, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …