Kryetari Haliti reagon ndaj dëmtimit të varrezave në Vërban

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dënon ashpër aktin e dëmtimit të varrezave në fshatin Vërban. Me keqardhje kemi kuptuar se persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar epitafet e disa varreve. Veprimet e tilla të ulta nuk i shërbejnë klimës së shëndoshë ndërnjerëzore, sidomos në këtë kohë të vështirë që po kalojmë. Për më tepër, heqja e shenjave nga disa varre, ka irrituar banorët e Vërbanit dhe ka lënduar familjarët e të ndjerëve. Kjo vepër, nga kushdo që është bërë dhe për çfarëdo qëllimi apo arsye që është kryer, është e papranueshme dhe i qet hije të keqe gjithë shoqërisë. Elementet destruktivë duhet të luftohen, prandaj kërkojmë nga organet gjegjëse që rasti të zbardhet deri në fund dhe autorët të sillen sa më shpejt para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …