Komuna e Vitisë, konkretisht NJPZSH ka bërë pastrimin dhe klorifimin e hapësirave në fshatin Stubëll

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19, Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ( NJPZSH), ka vazhduar me klorifikimin e hapësirave të ndryshme në fshatin Stubëll të Vitisë, ku nga ky virus janë të prekur disa qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur Komandanti i NJPZSH-së në Viti, Hetem Jakupi, i cili potencoi se pastrime dhe klorifikime të tilla kjo njësi ka bërë dhe po bënë vazhdimisht në hapësirat e ndryshme të kësaj komune dhe atë si masë parandaluese nga komuna e Vitisë, kundër virusit COVID-19. Përndryshe sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës ( IKSHPK) vetëm dje nga ky fshat 4 banorë kanë rezultuar pozitiv me virusin në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …