Urimi i Kryetarit Suma me Rastin e Fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit i uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë: Në emër tim personal dhe në emër të institucionit të komunës së Hanit të Elezit, uroj të gjithë shqiptarët e besimit Islam, fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke u lutur për një agjërim të lehtë dhe të begate për familjet e juaja. Të nderuar banorë, këtë vit si as një here më parë jemi ballafaquar me pandeminë COVID-19 e cila ka çrregulluar jetën e secilit prej nesh. Ky virus nuk kurseu askënd, gati as një shtet në botë nuk ka mbet pa u prekur duke lënë pas vete me miliona të infektuar dhe me mijëra të vdekur. Uroj që të gjithë së bashku të reflektojmë mbi këtë situatë dhe me përkushtim e durim të kapërcejmë edhe këtë sfidë. Vlera e Ramazanit është sakrifica, përkushtimi, mëshira, solidariteti, falja dhe durimi.

Urime dhe agjërim të pranueshëm nga Zoti Fuqiplotë.

Me respekt

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …