Kryetari Jashari Uron qytetarët me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë të besimit Islam, në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, Agjërim të lehtë e të pranuar! Uroj që ky muaj të na bëjë edhe më humanist e solidarë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, të bashkohemi duke ia shtrirë dorën njëri tjetrit për të mirën e përbashkët, të shtetit dhe shoqërisë sonë. Vetëm kështu të bashkuar duke besuar në vlerat më të lartë njerëzore e fetare mund të tejkalojmë sfidat që kemi para nesh. Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit po na gjënë me një epidemi që ka kapluar tërë globin. Si shtet i ri, falë disiplinës së treguar nga qytetarët dhe punës së përbashkët e të palodhshme të mjekëve, policëve, e të gjithë të tjerëve po arrijmë që të kontrollojmë deri në një masë këtë infeksion. Uroj që ky infeksion të kalojë sa më shpejtë që ne si çdo herë tjetër të bashkuar të festojmë festën e Fitër Bajramit.

Të dashur qytetarë,

Ju lutem që pavarësisht besimit, dëshirës dhe vullnetit që keni për të vizituar e për të bërë iftare të përbashkëta, kësaj radhe të mos e bëni këtë , sepse kështu mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithëve.

Besim, humanitet, solidaritet e vëllazëri në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit!

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …