Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Amerikës dënojnë sulmin e motivuar politikisht kundër Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Z. Grenell

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër pasi një organizatë joqeveritare e quajtur Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me bazë në Nju Jork ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump ta largojë Richard Grenellin nga pozita e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

Komuniteti shqiptar në ShBA ka thënë se një sulm i tillë ndaj Richard Grenell është i motivuar politikisht, derisa kanë thënë se shqiptarët në Amerikë qëndrojnë prapa presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Përmes reagimit publik, Komuniteti shqiptar në Amerikë u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë atje që të mos bien në grackë të qëndrimeve të tilla që sipas tyre mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerikë, republikanë e demokratë qofshin, të mos bien në grackën e qëndrimeve të tilla me pasoja shumë të rrezikshme”,është thënë në reagim.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët e Amerikës dënojnë sulmin e motivuar politikisht kundër Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Z. Grenell.

Nëpërmjet avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, komuniteti shqiptar në ShBA kanë dënuar sulmin e pashembullt që një grupim aktivistësh të motivuar politikisht, kanë ndërmarrë kundër të dërguarit special të administratës amerikane për dialogun Kosove-Serbi, z. Richard Grenell.

Më poshtë deklarata e plotë e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan:

Ne, komuniteti i madh dhe i respektuar i shqiptarëve qe jetojmë dhe punojmë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojmë fuqimisht deklaratat e Lidhjes Civile Shqiptare dhe qëndrimin agresiv kundër Trump të Joe DioGuardi.

Letra e tyre kërkon shkarkimin e Richard Grenell, një republikan dhe konservator i fortë, nga pozicioni kyç i të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerikë, republikanë e demokratë qofshin, të mos bien në grackën e qëndrimeve të tilla me pasoja shumë të rrezikshme. Ne u kërkojmë shqiptarëve të ndershëm e punëtorë të Amerikës të qëndrojnë përkrah presidentit Trump.

Të qëndrosh përkrah presidentit Trump do të thotë të qëndrosh përkrah Kosovës dhe në anën e duhur të historisë. Do të thotë gjithashtu të qëndrosh për interesin kombëtar amerikan dhe të qëndrosh në anën e shtetit të Kosovës dhe sovranitetit të tij. Të dyja këto kanë mbështetjen e fuqishme të presidentit dhe të dërguarit special, Grenell.

Ne u kërkojmë të gjithë shqiptarëve në Amerikë të dënojnë çdo akt dhe sjellje që ka për qëllim sulmet ndaj Administratës Trump dhe emisarëve të tij ne Ballkan.

Ne i kërkojmë secilit prej jush të dënojë çdo përpjekje dëmtuese ndaj marrëdhënies së shkëlqyer të besimit mes Presidentit Trump dhe Kosovës e gjithë Shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë presidentin Trump, Zoti i bekoftë shqiptarët!

Peter Lumaj, Avokat, strategjist republikan

Joe Hoxha, konsulent politik

Brock Weber, konsulent politik

Sami Neza

Valon Meta

Salami Cuka

Gazmend Pocesta

Lon Ndreca

Peter Vukaj

Fred l

Aleks K

Angel Bajraktari

Gezim Isufi

Ahmet Hotaj

Mark Duka

Gezim Ademi

Sofia, NY

Elida Marku

Etj.

*Peter Lumaj është avokat me emër dhe zë mediatik, është veprimtar i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Amerikë. Ish-kandidat i republikanëve për sekretar Shteti I  Connecticut në 2014 dhe për guvernator I Connecticut në 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Aleanca për Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ziadin Selës, bashkohet me Frontin Evropian në përputhje me ofertën e BDI-së

Aleanca për Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ziadin Selës, shpalli bashkë vendosjen për t’u bërë pjesë …