Qeveria e Kosoves

Qeveria riformatohet gjatë kësaj jave

Kryeministri, Isa Mustafa në bashkërendim me partnerin e tij të koalicionit, PDK-në, gjatë kësaj jave pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këto ndryshime të titullarëve të ministrive vijnë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Një burim brenda PDK-së, ka thënë për mediet se deri në fund të javës disa zyrtare të kësaj partie do të emërohen në poste ministrore, por pa saktësuar se cilët do të jenë ata. Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike shprehen të rezervuar nëse riformatizimi do të sjellë ndryshime cilësore në Qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …