Mbahet takimi i Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mbajtur takimin e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit, në këtë takim prezantohen masat e fundit pas paraqitjes së 14 rasteve të reja me Covid-19 në komunën e Rahovecit. Me të marrë lajmin nga IKSHPK, për konfirmimin e 14 rasteve pozitive (13 raste në qytet dhe një në Apterushë) me COVID-19, në komunën e Rahovecit, sonte pas orës 23:00, kemi mbajtur takim me Shtabin e Posaçëm Emergjent, për të diskutuar në lidhje me hapat e mëtutjeshëm për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Nga takimi mbajtur dolëm me këto rekomandime:

*Të shtohet aktiviteti i Policisë së Kosovës, Stacionit Policor në Rahovec në të gjitha pikat e kontrollit;

*Të vetizolohen të gjithë rastet e konfirmuara pozitive, po ashtu të bëhet edhe gjurmimi i rasteve të kontaktit të tyre;

*Të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, me theks të veçantë, marketet dhe furrat, duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, në të kundërtën do të gjobiten dhe dënohen;

*Çdo veprim i papërgjegjshëm si grumbullimi i dy apo më shumë personave do të dënohet.

Mos keni frikë sepse situatën e kemi nën kontroll, nuk ka vend për panik, por apeloj që të vetëpërmbaheni.

Kujdes dhe vetëm kujdes!

Mos dil nga shtëpia, mos ia dërgo e as mos ia merr kërkujt COVID 19. Nëse qëndroni në shtëpi, gjasat që të infektoheni janë zero, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …