Gjykata

Prof.Avdi Gjata: Kush e formoi Gjykatën Speciale?

Nga formimi i Gjykatës  Speciale  në politikën zyrtare të Kosovës, partive politike, deputetëve e qytetarëve shqiptar, vazhdimisht dëgjojmë mendime e akuzime për e kundër votimit të Gjykatës së Hagës, sikur kjo të ishte në duart e deputetëve apo institucioneve të shtetit të Kosovës. Për të ndihmuar sadopak për sçarimin e kësaj dileme, po mundohem ta them edhe mendimin tim.

Gjykatën, normalisht që e kanë formuar ata që e kanë çliruar Kosovën si edhe ata që kanë mundur e munden edhe sot, ti krijojnë edhe 30-50 Gjykata të tjera, nëse e shohin të nevojshme. Gjykatën e kanë krijuar SHBA, BE e NATO që bazën e ka në Rambuje, në Kuvendin e Kosovës e në Hagë. Normalisht që Gjykatën e kanë votuar deputetët e Kosovës, pasi e kanë kërkuar miqët e shqiptarëve. Atëherë, me dëshirë apo pa te, deputetët kanë bërë tejet mirë që e kanë votuar Gjykatën. Megjithatë, e keqja nuk është pse e votuan deputetët që mund të merren në pyetje nga kjo Gjykatë, po e keqja e madhe është, kur i dëgjojmë disa deputet, që nuk kanë dhënë asgjë për Kosovën, kah lavdrohen për mençuri e trimëri për “kinëse” ata nuk e kanë votuar e shtiren si atdhetar të devotshëm të Kosovës. Kurse, në anën tjetër, vazhdojnë ti akuzojnë UÇK e deputetët rival politik që tër jetën vepruan e luftuan për të çliruar vendin, që kanë mundësi të shkojnë në Hagë. Atëherë, si ka mundësi që në njerën anë nuk e kanë votuar formimin e Gjykatës e në anën tjetër pa ndalur e publikisht i akuzojnë kolegët si kriminel e vrasës të qytetarëve, civilëve, ushtarëve shqiptar e minoriteteve serbe në Kosovë? Si ka mundësi me ndodhë kjo të nderuar si? Kjo sjellje e ky veprim pa asnjë dyshim është një cinizim i llojit të vet që nuk e dëgjon tek asnjë popull tjetër, përveç te ne. Kjo sjellje e ky qëndrim, nuk është as moral qytetar, as politik, as njerëzor, as traditë e besa aspak e shëndetshme për vet popullin e shtetin e Kosovës. Populli im i nderuar: Kujdes kur ta shprehim mendimin për një çështje e kujdes edhe kur të flasim.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …