Ka filluar procesi i instalimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël/ Brestoc

Shkollën “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël/ Brestoc e vizitoi drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ku nga afër pa se si rrjedh procesi i instalimit të nxehjes qendrore. “Puna po zhvillohej në shtrirjen dhe montimin e gypave përcjellës të ngrohjes, për të vazhduar më tej me montimin e radiatorëve. Punëtorëve që punonin aty ju dëshiruam punë të mbarë dhe mbarëvajtje në kryerjen e punimeve të mëtejshme”, tha drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …