Edhe një i shëruar në Malishevë, numri i të shëruarve shkon në 58

Malisheva merr lajme të mira nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që konfirmohet edhe një i shëruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa të gjitha rastet tjera të dyshuara, kanë dalë negative. Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 58 persona, ndërsa në kurim e sipër janë edhe 17 persona. Në komunikimin zyrtar me IKSHP, gjithashtu konfirmohet se janë bërë testet edhe për tetë persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qëndruar në karantinë në konvikte, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është si vijon:

Nga 76 të prekur, 58 janë shëruar, 17 janë në kurim e sipër, një ka pësuar me fatalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …