leoni

KA FILLUAR VAKSINIMI I FËMIJËVE 2-18 MUAJ NË KOMUNËN E JUNIKUT

Të nderuar prindër sipas Institutit Kombëtar të Shëndëtësisë Publike të Kosovës nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie dhe të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse-vaksinë preventabile, duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me respektim të distancës 2 metra, bartje të maskës dhe mbajtje të higjienës së duarve dhe higjienës personale.

Të nderuar prindër ju njoftojm se në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Junik fillimisht do bëhet vaksinimi i fëmijëve 2 – 18 muaj sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Do të njoftoheni me kohë për planin e QKMF-së për vaksinimin e grupmoshave tjera, si masë preventive që të evitohen turmat dhe socializimin në marrje të shërbimit.

Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e radhës të gjashtën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë …