Brickos

BEGAJ DHE GEGAJ NDEROJNË DËSHMORËT E KOMBIT

Kryetari i Komunës së Malishevë, Ragip Begaj dhe Kryetari i Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sinan Gegaj- Dega në Malishevë, me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë, me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të kombit shqiptar, para shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nderuan të gjithë dëshmorët e popullit shqiptar, që ranë për çlirim dhe liri në të gjitha trojet shqiptare, nëpër kohë dhe breza të ndryshëm, duke iu përmbajtur rrethanave të tanishme në vend, (Koronaviruesi-COVID-19). Kryetari Begaj me këtë rast tha: “Përpjekjet e parreshtura të popullit shqiptar nëpër shekuj dhe luftërat e drejta për çlirim e liri në tërë hapësirën e trojeve shqiptare, ka bërë që, falë gjaku të dëshmorëve, martirëve, baballarëve, nënlokeve e fëmijëve tanë, ta kemi lirinë dhe shtetin, prandaj, kemi obligim, që amanetin e dëshmorëve dhe gjakun e tyre ta ruajmë e realizojmë porosinë deri në fund”, përfundoi, Begaj.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …