KRYETARI LATIFI BËNË THIRRJE, MOS DILNI PA NEVOJË, 5 DHE 6 MAJIN PRITENI NË SHTËPITË E JUAJA!

Tanimë kur të gjithë e dimë situatën e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, komuna e Rahovecit ju bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë shumë kujdes dhe të mos mblidhen pa nevojë, me datat 5 dhe 6 maj 2020, me rastin e festës së “Shën Gjergjit”.

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të bëjë vendosjen e shiritave në vendet ku kjo festë mbahet tradicionalisht, pra në fshatrat: Pataqan i Ulët dhe Dejnë. Në bazë të kësaj urdhërese është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, po ashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona. Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Kryetari Latifi nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë thirrje të vetëpërmbaheni, të keni kujdes, sepse ende ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19 në vendet ku ka grumbullim të njerëzve. Shpresoj se kësaj radhe të na mirëkuptoni, ngase ne jemi të detyruar karshi rrethanave dhe rezikut në të cilin gjendemi, të jemi seriozisht të kujdesshëm!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …