Haliti: Kryqi i Kuq partner serioz në bashkudhëtimin tonë të përbashkët

Në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në emrin e tij dhe të institucioneve komunale, ka shprehë gjithë konsideratën dhe respektin e thellë për punën e palodhshme që kjo organizatë humanitare po bën në funksion të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut si dhe për mirëqenie të përgjithshme. Me theks të veçantë dua të falënderoj dhe të përgëzoj ekipin e Kryqit të Kuq-Dega në Viti, si dhe anëtarët dhe vullnetarët, të cilët kanë qenë gjithnjë bashkëpunues dhe të gatshëm për koordinim të veprimeve. Ata janë pjesë e pandashme e punës dhe veprimeve tona edhe në luftën kundër pandemisë së gripit, sidomos duke i shërbyer komponentës sociale. Pjesëtarët e Kryqit të Kuq të Kosovës në Viti kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar në identifikimin e rasteve në nevojë, harmonizimin e listave dhe në shpërndarjen e pakove ushqimore të siguruara nga donatorët përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e tyre. Kryqit të Kuq i urojmë punë të mbarë dhe zhvillim të mëtutjeshëm!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …