leoni

Organizata Accessible Quality jep 175 pako ushqimore dhe higjienike për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit, ka pranuar 175 pako ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Organizata Accessible Quality Healthcare  (AQH). Ndihmat si donacion nga organizata AQH, janë pranuar nga nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli  si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi. Nënkryetari  Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin, organizatën AQH dhe Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim,  për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar  për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …