Brickos

OKB, përmes misionit të saj UNMIK në Kosovës, i ka dhuruar Komunës së Rahovecit 50 pako ushqimore esenciale  dhe 40 pako higjienike për qytetarë në nevojë

Organizata e  Kombeve të Bashkuar, përmes misionit të saj UNMIK në Kosovës, i ka dhuruar Komunës së Rahovecit 50 pako ushqimore esenciale  dhe 40 pako higjienike për qytetarë në nevojë. Pranimi i ndihmave është bërë nga nënkryetari i Komunës  së Rahovecit Fatmir Iska, Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Lendrit Qeli, si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi, këto ndihma përfshijnë kryesisht  produkte ushqimore dhe higjienike. Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, ka falënderuar Organizata e  Kombeve të Bashkuar, përmes misionit të saj UNMIK në Kosovës, për donacionin dhe bashkëpunim ndër vite, duke vlerësuar lartë gatishmërinë në mbështetjen e qytetarëve tanë. Kjo mbështetje u realizua në kuadër të tejkalimit të situatës së pandemisë  COVID-19, dhe ka për qellim mbështetjen e shumë komunave në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …