MISIONI I OKB-së DHURON PAKO USHQIMORE DHE HIGJIENIKE PËR FAMILJET NË NEVOJË

Komuna e Junikut ka pranuar pako ushqimore dhe higjienike nga misioni i OKB-së në Kosovë, si ndihmë emergjente për menaxhim të situatës në përballje me Virusin Covid-19. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mirëpriti përfaqësuesit e OKB-së për këtë mbështetje në kohë pandemie dhe i falënderoj  për gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm. Ndarja e të gjitha ndihmave në Komunës e Junikut realizohet nga Qendra për Punë Sociale, derë më derë apo duke respektuar distancën sociale si masë për të evituar turmat dhe ruajtur shëndetin publik. Komuna e Junikut falënderon të gjithë donatorët që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …