Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, shprehet kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shprehet kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, një zgjidhje që mund të vijë përmes një ideje të tillë do të ketë efekte të dëmshme për rajonin dhe do të vë në rrezik gjithë progresin që është bërë në 20 vitet e fundit. Ai mbështet përpjekjet e Amerikës  dhe BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi dhe thotë se është për një marrëveshje kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit që ka garancinë e fortë ndërkombëtare dhe që i kontribuon stabilitetit. Tema e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes pas një interviste të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, i cili shfaqi qëndrimin e tij jo kundërshtues ndaj një ideje të tillë. Sipas tij, janë Kosova dhe Serbia ato që vendosin se për çfarë merren vesh dhe jo Brukseli. Në Kosovë në mënyrë konstante i gjithë faktori politik e ka kundërshtuar një nismë që do të çonte në ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …