leoni

Ish të burgosurit e burgut të Dubravës bëjnë homazhe në vendin ku u masakruan 130 shqiptarë 21 vite më parë

Ish të burgosurit e burgut të Dubravës bëjnë homazhe në vendin ku u masakruan 130 shqiptarë 21 vite më parë

Një delegacion i ish të burgosurve në burgun e Dubravës, të cilët kanë mbijetuar nga masakra e Dubravës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në vendin ku janë vrarë dhe masakruar 130 të burgosur nga 19 deri më 24 maj 1999. Në përbërje të këtij delegacioni kanë qenë Bajrush Xhemajli, Nait Hasani, Bislim Zogaj, Rasim Selmanaj, Isak Shabani, Defrim Rifaj dhe Sadik Zeqiri. Viteve të kaluara, masakra e burgut të Dubravës është përkujtuar në mënyrë të organizuar, ku janë organizuar edhe vizita familjare në vendin ku ka ndodhur krimi, por për shkak të pandemisë Covid-19 sivjet kjo masakër është përkujtuar pa vizitorë e familjarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …