Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një video, me pamje që dëshmojnë inkriminimin e grupit Kurti-Haxhiu-Sveçla

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim të tij ka publikuar një video, me pamje që dëshmojnë “inkriminimin e grupit Kurti dhe të familjes politike të ministres së Drejtësisë në çështje kriminale. Në këtë video shihet një “laborator droge”, për çfarë Thaçi ka thënë se është koha që “Kurti dhe grupi i ti” të përballen me drejtësinë. “Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …